Virusi vdekjeprurës, 300 të prekur dhe 6 viktima/ Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm
21/01/2020 20:02

Zyrtarët në Kinë po përpiqen të vendosin nën kontroll përhapjen e virusit të ri që i ka marrë jetën deri më tani gjashtë personave, ka prekur rreth 300 vetë dhe pasi u konfirmua se ai mund të transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu. Vuhani, qyteti qendror kinez ku coronavirusi u pikas së pari, mori një seri masash të martën, përfshirë edhe anulimin e festimeve të vitit të ri hënor, që do të tërhiqte me qindra e mijëra njerëz. Agjencitë turistike janë ndaluar të nxjerrin grupe turistësh nga Vuhani dhe numri i monitoruesve termikë dhe skanerave në hapësirat publike, është shtuar. Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi përpjekje maksimale për të ndaluar përhapjen e virusit. Tani ekziston sidoqoftë frika se përpjekjet për vënien nën kontroll, janë të vonuara. Të martën, komisioni kombëtar i shëndetit në kinë tha se numri i rasteve të konfirmuara kish shkuar në 291, me 77 raste të reja të raportuara vetëm të hënën. Pacientë të prekur nga virusi tani ka edhe në provinca të tjera përfshirë pekinin dhe Shangain. Ndërsa jashtë kinës, virusi është konfirmuar në Tajlandë, Japoni, Korenë e jugut dhe Tajvan. Mediat e huaja flasin edhe për një rast të parë të regjistruar në Australi dhe bëhet fjalë për një person të kthyer nga Vuhani, ndërsa britanikja “The Sun” thotë se virusi mund të ketë prekur edhe perëndimorin e parë. Bëhet fjalë për një turist Angles që po lufton me vdekjen në Tajlandë, shkruan ajo. Shumë vende të tjera ndërkohë kanë vendosur nëpër aeroporte skanera termikë, për të kontrolluar veçanërisht të ardhurit nga Kina. Organizata botërore e shëndetësisë, do të shqyrtojë ndërkohë të mërkurën mundësinë e shpalljes së emergjencës ndërkombëtare të shëndetit publik në lidhje me virusin, ashtu siç ka bërë më parë me gripin e shpendëve dhe ebolën. Një deklaratë e tillë, nëse do të bëhet, do të konsiderohet si një thirrje urgjente për një reagim ndërkombëtar të koordinuar./Ardita Becolli/

Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51