Virusi britanik në Greqi/ Dyfishohen rastet e të infektuarve brenda një kohe të shkurtër
08/02/2021 13:02

Brenda dy ditëve në Greqi janë dyfishuar rastet me variantin e virusit britanik, por edhe atij afrikano-jugor ç’ka ka alarmuar në maksimum autoritetet shëndetësore të vendit. Tashmë numri i tyre përkatësisht ka shkuar në 397 dhe 6 persona të infektuar, ndaj dhe specialistët e epidemiologjisë kërkojnë nga qeveria të ketë reduktime të mëtejshme të lëvizjes së njerëzve pasi shpërndarja e varianteve të reja të virusit do të jetë tepër e madhe në ditët në vijim. Qytetet, ku regjistrohen rastet me mutacionin britanik të koronavirusit janë Athina ,Selaniku, dy qytete ne Kretë dhe Kozani, ndërsa në Selanik janë zbuluar 4 raste me variantin afrikano-jugor dhe 2 të tjera në Janinë. “Jemi të shqetësuar për mutacionin për shkak të shpejtësisë së tij të përhapjes dhe kjo mund te sjellë mbushjen e shtretërve të spitaleve shumë më shpejt se sa me virusin e zakonshëm“, shprehen specialistët qe kërkojnë menjëherë nga qeveria qe thuajse shumica e njerëzve te punojnë nga shtëpia si dhe të rritet numri i testeve të përditshme. Sipas tyre nga të dhënat e deritanishme për virusin e ri: Transmetohet më shpejt sesa lloji i thjeshtë i koronavirusit. Vaksinat e deritanishme nuk duket të jenë mjaft efektive. Mund te infektohen edhe ata qe janë diagnostikuar me koronavirus. Nuk ka asnjë provë që shkakton efekte më serioze ose se është më vdekjeprurës. Ashtu si lloji i thjeshtë, është më i rrezikshëm kur prek të moshuarit dhe njerëzit që i përkasin grupeve me historik te rënduar shëndetësor Greqia ka regjistruar 24 orët e fundit 733 raste me covid-19, 21 vdekje, ndërsa numri i të intubuarve ka shkuar në 262.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15