Një i moshuar e priti vendimin e gjykatës së Tiranës në mënyrë paksa të veçantë. Ai më shumë sesa një i dyshuar u soll sipas traditës. Teksa gjyqtarja Tereza Lani Merkaj deklaroi dhënien e masës arrest shtëpiak për Abdulla Dullën ai vendosi dorën në zemër dhe u përkul, një gjest i cili përdoret zakonisht për të nderuar ose mysafirët ose për të shprehur një ndjenjë respekti ndaj miqve. Mbas këtij rituali nuk mungoi edhe falenderimi dedikuar gjykatës.