Si sot një vit më parë, një vdekje në rrethana misterioze, me kode dhe shifra të padeshifrueshme lehtësisht, tronditi opinionin publik, teksa shumë pyetje mbetën pa përgjigje. Evgjeni Baxho, një studente, 23 vjeçare, ishte shpërngulur drejt Tiranës, në një shtëpi me qera në lagjen ‘Ali Demi’, ku jetonte dhe studionte prej disa vitesh. Por, një vit më parë trupi i saj u gjet i pajetë në banesën ku jetonte e vetme. Fillimisht u raportua se shkak për humbjen e jetës ishte bërë një infeksion në dhëmballë, por fashikujt e policisë gjyqësore fshihnin detaje të frikshme.