Presidenti Ilir Meta ka dalë edhe një herë haptazi kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjatë një deklarate nga Myftinia e Kavajës, Presidenti Meta iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke thënë se Teatrin Kombëtar e mbron Kushtetuta e Shqipërisë si dhe konventat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria. “Teatrin e mbron kushtetuta më mirë se kushdo dhe konventat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria. Janë marrëzi çdo përpjekje për të prishur teatrin, pa rënë dakord për rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështje. Ka marrë dimension të qartë ndërkombëtar dhe Europian. U njoha me reagimin e përsëritur të komisioneres së BE për kulturën që bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe jo për përplasjen për tu vënë kazmën.” tha Meta ndër të tjera.