Qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të Ministrave datë 27 gusht vendosi të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindje” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në çertifikata për përdorim nga autoritetet e huaja, duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e toponimeve në pasaportat apo dokumentat e tjera te identifikimit të mijëra emigrantëve shqiptarë që përballonin probleme sidomos me autoritetet greke.