Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për median pas protestave të studentëve, tha për Top Channel në Londër se studentët kanë të drejtë, por u kërkoi atyre që të shfrytëzonin përkrahjen e kryeministrit Edi Rama për këtë protestë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.