Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së atje, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Partia Demokratike është ndarë në copa, ku askush nuk di se për kë të votojë. “Një votues i PD-së me kë është? Është me Lulin, me Jozefinën, me Astrit Patozin, me Bamirin, me Myslym Murrizin apo me Rudinën? Janë ndarë në 6 copa. Ka vetëm një parti që nuk është ndarë, përkundrazi është shtuar edhe me të zhgënjyerit e partive të tjera, kjo është Partia Socialiste”, deklaroi Veliaj.