Të gjithë e kanë kuptuar këtë mesazh, pas sjelljes së djeshme të Presidentit, tha Veliaj sot në takimin me komunitetin e Lagjes 13. “Ishte një dëshpërim shumë i madh, një moment ku sigurisht vihesh në sëkëlldi për kombin tend, për imazhin dhe për faktin se si të huajt nuk e kuptonin dot pse Presidenti i Republikës zihej me dezhurnin e një prej godinave bashkiake. Shpresoj shumë që ta kuptojnë të gjithë mesazhin”, tha Veliaj.