Veliaj i prerë: Subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e vetting-ut të mos i afrohen fushatës
18/12/2020 13:09

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë. “Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk kaloi Vettingun, do na i sjellin edhe si kandidatë. Unë them se Farka është e qartë: Ne s’kemi punë me figura të OFL-së apo me njerëz që s’kanë kaluar Vettingun, e që duan të riciklohen me politikën e partive të pashpresa”, tha Veliaj. Ai deklaroi se motoja e PS-së jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është çdo ditë një punë konkrete. “Ne kemi punë vetëm me ata që prodhojnë rezultat. Motoja jonë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Farkë e kudo tjetër, është çdo ditë një punë konkrete. Sot shtëpia e Besnikut, dje shtëpia e Samiut, nesër një shtëpi tjetër dhe për sa kohë që çdo ditë bëjmë një punë konkrete, kjo është politika ku besoj unë dhe shpresojmë të gjithë”, shtoi Veliaj. Për herë të parë në Shqipëri, një parti politike ka krijuar edhe një platformë online për t’i dhënë mundësinë kujtdo që mendon se ka aftësinë apo vullnetin për të përfaqësuar një komunitet të caktuar në Kuvendin e Shqipërisë, të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, të cilat më pas do i nënshtrohen vlerësimit nga strukturat.

Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
Top News – Tragjedia në rrugë. Tre të vdekur nga aksidenti i rëndë në Vlorë
23/03 09:47
Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
DIGITALB DIGITALB