Veliaj: Do vijojmë punën për hapjen e shkollave. Karta e Studentit me 1000 shërbime
06/12/2020 13:35

Mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit, janë pesë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë për vitin 2021. Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë diskutimit me disa të rinj për projektbuxhetin 2021. I shoqëruar nga këngëtari Elgit Doda, në takimin me përfaqësuesit e gjimnazeve dhe të universiteteve, Veliaj theksoi se Tirana është një nga të vetmet bashki në rajon që inkurajon strehimin e të rinjve. “Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet të jenë nën 35-vjeç, meqë percaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e te dyve duhet të jetë nën 70-vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës, ku ne paguajmë interesin dhe çifti i ri paguan vetëm prinicipalin”, deklaroi Veliaj. Ndërkohë, ai bëri të ditur shtimin e shërbimeve me tarifa të reduktuara ose zero për studentët që kanë Kartën e Studentit. Bashkia e Tiranës është në prag të firmosjes së marrëveshjes për Kartën Studentore Europiane, që automatikisht do ta njohë dhe të vlejë kudo në Europë. “Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende te tjera. Duke bërë njesimin me Kartën Studentore Europiane, ajo do vlejë kudo në Europë”, deklaroi Veliaj.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16