Ka reaguar edhe AKU për vdekjen e dy fëmijëve binjakë në Berat pak ditë më parë. Referuar asaj çfarë thanë edhe prindërit se binjakët ushqeheshin me qumësht pluhur dhe ky dyshohet si shkak helmimi, AKU njofton se: “Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë”.