Në fillimin e javës së dytë të vaksinimit anticovid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin në Air Albania Stadium, ku sot ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit covid të pediatrisë. “Me mjekët dhe infermierët e pavionit COVID të Pediatrisë Infektive, të cilët nisën javën e dytë të vaksinimit antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania 447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës janë sot më të mbrojtur nga koronavirusi i rrezikshëm, ndërsa do të vijojmë me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.” shkruan Manastirliu.