Ushtaraku Adem Shehu në Hagë/ I pari nga Shqipëria që intervistohet nga prokurorët
28/01/2021 12:42

Prokurorët Special në Hagë paraditen e se mërkure nisën intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu i cili drejtoi formacionet ushtarake në UÇK. Top Channel ka mësuar se komandant Shehu mbërriti në Hagë paraditen e së martës dhe dje në ora 11:00 nisi seanca e parë e intervistimit e cila pritet të vijojë edhe gjatë ditës së enjte. Zoti Shehu mësohet se është duke u intervistuar si dëshmitar, por nuk bëhen publike detajet specifikuese çfarë dëshmie duan të përftojnë prokurorët dhe ndaj kujt duan ta përdorin. Adem Shehu është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet për llogari të hetimeve për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës. Top Channel ekskluzivisht raportoi javën e shkuar se prokurorët special në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, ish-Komandantit te Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit. Gjatë luftës në Kosovë rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore. Ai stërviti ata që vinin nga Kosova dhe nga vendet perëndimore. Grupet përbëheshin nga 25-30 veta. Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore dhe më pas u largua drejt Kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

Top Channel/ Mbërrin në Shqipëri nga Dubai Durim Bami, i akuzuar për “grup të strukturuar kriminal
26/02 20:33
Top Channel/ Dyshimet për vdekjen e foshnjës, detaje nga hetimet e ngjarjes në Durrës
26/02 19:59
Top Channel/ “Bashkëpunim me ndërkombëtarët”, Lamallari: Po rishikojmë gjithë kuadrin ligjor penal
26/02 19:58
Top Channel/ Paketa e Maleve/ Ministri Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300…
26/02 19:57
Top Channel/ “Do rishikohen kurrikulat”, ministrja e arsimit: 317 laboratorë inteligjentë në shkolla
26/02 19:56
Top Channel/ “2 spitale me autonome”, ministrja Sala: Rritet buxheti i barnave me 15 milionë euro
26/02 19:55
Top News- “Do shohim mesazhet e mija me Ramën”, për çfarë e ka fjalën Kryemadhi
26/02 19:53
Top Channel/ Vijon puna në Librazhd-Përrenjas për hapjen e një kalimi provizor
26/02 19:52
Top Channel/ “14 vite burg Pëllumb Gjokës”, SPAK: Bënte plane për të eliminuar 4 persona
26/02 19:51
Top Channel/ “Kur unë dashuroja Metën…”! Zbardhet dëshmia e Kryemadhit në gjyq
26/02 19:42
Top Channel/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Mbrojti veten, sulmoi Drejtësinë
26/02 19:39
Top Channel/ Mbledhja e PS, Vengu: Në maj nis shkolla e aviacionit dhe uniformat “Made in Albania”
26/02 19:36
Top Channel/“Mbrojtja e territorit, themel i punës sonë”, ministrja Koçiu: Do goditen paligjshmëritë
26/02 19:35
Top News- 1500 kredi të buta për çiftet e reja/ Ja si të aplikoni për të përfituar nga mbështetja
26/02 19:34
Top Channel/ Pirdeni nga mbledhja e PS: Reforma në administratë, prioritet për Shqipërinë në BE
26/02 19:21
Top Channel/ “Po ecim drejt standardeve europiane”, ministrja Ibrahimaj: Bizneset rritën investimet
26/02 18:55
Top Channel/ “Shqipëria në moment kyç drejt BE”, ministrja Dhuka: 2025 historik për çeljen kapitujve
26/02 18:54
Top News- “Paketa e Maleve ndër nismat kryesore”, Demo: Rishikim shërbimeve vendore
26/02 18:46
Top News – ‘Çështja Balluku është e qartë’. AFET diskuton raportin për Shqipërinë
26/02 18:12
Top News- Bllata s’e përballon fluksin/ Devijimi i trafikut të Qafë Thanës krijon radhë të gjata
26/02 18:10
DIGITALB DIGITALB