Kjo është ura vjetër e Milotit e cila dita ditës sa vjen dhe amortizohet. Drejtuesit e automjeteve të cilët kalojnë mbi këtë ure shprehen mjaft te shqetësuar pasi dëmtimet qe pësojnë automjetet e tyre kur kalojnë ne ure janë shume te mëdha. Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa mbrojtëset anësore prej hekuri janë hequr. Kembet e kësaj ure që kane dale në sipërfaqe si pasoje e marrjes pa kriter të inerteve tregoje se situata është shume problematike. Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër e mbi lumin mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është shume i larte.