Nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra nga sulmi i armatosur biznesmeni vlonjat, i cili u plagos një ditë më parë në lokalin e tij në lagjen “1 Maji”. Burime për Top Channel, raportojnë se Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital, ndonëse mjekët bënë të pamundur që t’a shpëtonin.