U konfliktuan me pronarin dhe i grabitën varësen e floririt, arrestohen tre hajdutët në Fier
15/12/2020 13:40

Fier- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vjedhje me dhunë. Sipas policisë të arrestuarit janë H. T., P. Ll. dhe K. V. pasi kanë shkuar në picerinë, në pronësi të L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë. Rreth orës 02:35, pronari, ka njoftuar Policinë se në ambientet e punës i kishin marrë me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë. Pas këtij njoftimi policia ka mundur të lokalizojë dhe më pas arrestojë autorët. Njoftimi i policisë: I vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorët. Sot, rreth orës 02:35, pronari i një subjekti piceri delivery në lagjen “Kastriot” Fier, ka njoftuar Policinë se në ambientet e punës i kishin marrë me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. T., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje P. Ll. dhe V. K. Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në përfundim të veprimeve, arrestuan shtetasin H. T., 28 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe shtetasit P. Ll., 29 vjeç dhe K. V., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58
Top Channel/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari pas tentativës
08/04 12:43
Top Channel/ Sherr për pyjet në Bulqizë, përplasje në mbledhjen e këshillit të qytetit
08/04 12:38
Nuk ndalet SPAK/ Anila Hoxha: Ka në dorë 70 telefonë që mund të ‘hedhin në erë’ politikën
08/04 12:24
Top Channel/ “Trauma, lista e jetës” në Inside Story, pacientët presin vite për një ndërhyrje
08/04 12:22
Top News-‘Teprica e TVSh të amortizojë akcizën.’ Propozimi i PD për uljen e çmimit të naftës në vend
08/04 12:16
Top Channel/ 134 vdekje në burgje në 5 vite, shumica nga shkaqe shëndetësore por edhe…
08/04 12:14
Top News- Bazë municionesh në Mitrovicë / Policia bastis banesën, zbulohen armë dhe fishekë
08/04 12:11
Top News – Si u shpëtua ushtari amerikan. Pajisja sekrete e CIA-s që gjurmon rrahjet e zemrës
08/04 12:11