Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua 60-vjeçare u gjet e mbytur në det nga pushuesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, ku shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë në një video të siguruar nga Top Channel shihen pushuesit të cilët mundohen t’i japin ndihmën e shpejtë por për 60-vjeçaren ishte tepër vonë.