Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja do t’i përgjigjet pa hezitim Sirisë në qoftë se do të shkelë sërish kufirin mes dy vendeve. Në javët e shkuara, forcat turke i janë përgjigjur pothuajse të gjitha goditjeve të artilerisë siriane që përfundonin në territor turk, duke kërcënuar një reagim më të fortë.