Agjencitë turistike thonë se industria e turizimit, përkundër pritshmërive, është thuajse në stanjacion. Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, përmes pyetjeve direkte tek operatorët turistikë në gjithë vendin, rezulton se këtë vit krahasuar me 2010, rritja është gati e papërfillshme.