Me një thesar të vërtetë përgjatë bregdetit të thyer dhe thellësive të Jonit dhe Adriatikut, Shqipëria mund të kthehet në një destinacion turistik shumë të rëndësishëm për të apasionuarit e turizmit nënujor. Amfora të lashta, anije terrakote të mbytura teksa lundronin në linjat e Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake e të tjera të fundosura gjatë luftërave botërore së bashku me sende personale të ekuipazheve gjallojnë nën shoqërinë e kolonive të peshqve dhe sfungjerëve detarë.