Një nga fshatrat kodrinor më të frekuentuar përgjatë historikut të viteve në zonën e llixhave. I ndarë në dy pozicione gjeografike: Tregan dhe Çikallesh. Veç natyrës që të befason, kurioziteti më i madh janë llixhat. Hoteli i parë në këto zona është ndërtuar në vitin 1939 nga një grup ekspertësh austriak të cilët e pozicionuan vendodhjen në raport me burimet, por Ilnisa Agolli kësaj here na rrëfen se si ky vend ka një lulëzim hotelesh të cilat janë në çdo kohë plot duke zgjuar dhe interesin e turistëve të huaj. Duhet të ndjehemi me fat që kjo zonë e Elbasanit, është destinacioni i vetëm në Shqipëri i cili na çon drejt turizmit kurativ. Por çfarë ndodh tjetër? Shihni videon: