Për shqiptarët tryeza e Vitit të Ri është më e kushtueshmja. Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT përgjatë muajit nëntor kategoria e çmimeve dhe pijeve joalkoolike u rrit me 2.1% . Por sipas tregtarëve ato produkte që sollën këtë rritje janë prodhimet bujqësore të importit saktësisht 1kg shegë deri para një muaji kushtonte 200 lekë, ndërsa sot 250 lekë\kg, e njëjta gjë vlen edhe për ftoin, kivin dhe gështenjën. Kurse prodhimet vendase si molla e Korçës dhe mandarina, portokalli i Xarrës nuk kanë pësuar ndryshime. Nga ana tjetër për pensionistët këto çmime janë tepët të larta.