Shqipëria, si një pjesë e mirë e vendeve të Evropës ka të parashikuar në legjislacion mbrojtjen me truproja të personaliteteve të larta shtetërore. Garda e Republikës, sipas të dhënave që disponon Top News mbron rreth 109 persona, ku përfshihen personalitete të rëndësishme të vendit dhe familjarë të tyre, duke filluar nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama e deri tek kryetarja e kuvendit, apo edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Procesi i vettingut gjithashtu është shoqëruar me masa të larta sigurie. Drejtoria e Ruajtjes së Organeve të Vetingut ka përballuar me sukses ngarkesën e lartë të Shërbimeve për sigurimin dhe ruajtjen e Komisionerëve, Gjyqtarëve të Kolegjit dhe objekteve ku ushtrojnë veprimtari organet e vetingut gjatë seancave dëgjimore e gjyqësore.