Presidenti Donald Trump e shpalli pandeminë e koronavirusit një emergjencë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që zyrtarët nxitojnë të frenojnë përhapjen e virusit. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti tha: “Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare” dhe shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit.