Tjetër zhvillim i rëndësishëm në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka mbyllur hetimit dhe ka kaluar dosjen për gjykim një vit pas arrestimit të tij. Kryetari i Bashkisë së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe me 28 persona të përfshirë do të përballen tani me gjykatën. Veliaj nëpërmjet avokatëve të tij ka ngritur pretendime se i është mohuar e drejta për mbrojtje efektive. Një pjesë e të pandehurve dhe avokatët e tyre nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme, pasi pretendojnë se ka shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor.