Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së kompleksit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie nga procesi i fundit i punësimit në këtë ndërmarrje. Protestuesit i kanë dhënë afat qeverisë që deri të premten të anulojë konkursin dhe të shkarkojë bordin drejtues, në të kundërtën paralajmëruan përshkallëzim të situatës.