Tregu i shpendëve të gjalla në kryeqytet është kthyer në një traditë për festat e fundvitit. Për të tretin vit me radhë, Bashkia e Tiranës ka ngritur në Baldushk një treg tërësisht të ri, i konceptuar në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të reklamojnë dhe të tregtojnë gjelat e detit të zonës që njihet për rritjen e tyre.