Prokurori John Clint Williamson, i cili është duke hetuar në emër të Komisionit Evropian rastet e krimeve të luftës dhe akuzat e paraqitura nga raportuesi Dick Marty, lidhur me tregtinë me organe ka takuar presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, nga i cili ka marrë mbështetje për hetimet e mëtejshme.