“Tregoni të korruptuarit”/ SPAK.al fton qytetarët, më 10 janar hapet edhe gara për BKH
03/01/2020 15:15

Ju ka ardhur në majë të hundës me të korruptuarit? Epo ju vetë mund të bëheni bashkëpunëtorë të prokurorisë së posaçme SPAK, që sapo ka hapur faqen zyrtare të internetit dhe në të parashikon edhe përfshirjen e cdo qytetari që ka informacion apo dokumente mbi zyrtarët e lartë të korruptuar . Në fund të website SPAK.AL të hapur së fundmi nga prokuroria e posaçme SPAK, mund të shkruhet emri , mbiemri dhe të dhënat personale, ose mund të zgjidhet anonimiteti, të jepet adresa email dhe të shkruhet shkurtimisht për rastin e korrupsionit si dhe të ngarkohen dokumentwt për rastin e të korruptuarit. Edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit bashkëpunimi me qytetarët parashikohet mjaft i rëndësishëm, ndaj për këtë shkak do të vendoset një linjë e gjelbër për raportimin e korrupsioni, që do të shkruhet po ashtu në websiten e byrosë, www.bkh.al. Ndërkohë burime të sigurta të Top Channel thonë se në datën 10 janar do të hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë të prokurorëve të posaçëm. Në vazhdën e përpjekjeve për të patur sa më shpejt BKH, është ngritur komisioni që do të vlerësojë kandidatët për drejtorë të BHK, ky komision përbëhet nga Arben Kraja, Eneid Nakuci dhe Behar Dibra . Megjithëse do të duhet kohë për ngritjen e BKH-së ligji parashikon që në ekipin e BKH-së duhet të përfshihen 60 persona të cilët pasi të aplikojnë duhet të kenë parasysh se ata duhet ti nënshtrohen testit të poligrafit, ata duhet të japin pëlqim për dorëzim të privatësisë dhe përgjim të të afërmeve më të ngushtë Pritshmëritë e qytetarëve ndaj SPAK janë të larta, sidomos kur bëhet fjalë për hetimin efektiv të të korruptuarve, veçanërisht të zyrtarëve në nivele të larta . por sidoqoftë një nga sfidat për 2020 të SPAK është ngritja dhe efektiviteti I Byrosë kombëtare të hetimit, për të cilën pritet që parësorë në këtë konkurrim të jenë ata oficerë policie që kanë qenë produktivë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe natyrisht kur të konstituohet edhe byroja kombëtare e Hetimit, pyetja do të jetë sërish :KUSH E KA RADHËN?

Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26