Optimizmi me të cilin po përpiqet qeveria greke të zbatojë marrëveshjen e Brukselit që i jep Greqisë një hua prej 130 miliard euro dhe i redukton borxhin me 53.5%, po e mbulojnë retë e zeza të mosbesimit nga tregjet, specialistët e ekonomisë dhe shtypi i huaj që komentojnë negativisht mungesën e një plani për zhvillimin e ekonomisë që shënon në katër vitet e fundit një recension prej 16%.