Bujar Kapexhiu mbetet një kronikan i vërtetë i ngjarjeve të politikës. Nuk ka ditë që ai nuk ndjek çdo gazetë për te parë ç’ndodh dhe ngjarjet më pikante i përfshin një karikaturë. Me një humor therës, por pozitiv këtë herë ai ka zgjedhur karikaturat më interesante për të përfaqësuar tre personazhe. Tre kryetarë bashkie; Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Tre kamberët, siç i quan ai.