Tre familje në Zall-Herr me shtëpi të reja, Veliaj: Nuk i ndajmë në të majtë e të djathtë
14/01/2021 13:50

Pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e rindërtuara, më të sigurta se të parat. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet në fshatin më periferik të kryeqytetit, ku nënvizoi se puna vijon edhe në ekstremin më fundor të Tiranës, njësoj si në qendër. “Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj. Ai shtoi se kush i shton vilat në kohë pandemie nuk e kupton një hallexhi, i cili ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti. “Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, theksoi Veliaj. Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia tha se programi i rindërtimit nuk bën dallime nëse je i majtë apo i djathtë, pasi puna bëhet njësoj për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Në Zall Herr po rindërtohen 66 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa kolektive në lagjen e re.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB