Tragjeditë ajrore, ndalohen fluturimet e avionëve “Boeing 737”
31/10/2019 18:56

Linja ajrore australiane “Qantas” vendosi ta lërë në tokë njërin prej avionëve të saj “Boeing 737 NG”, pasi zbuloi plasaritje pranë njërit prej krahëve të tij. Të njëjtat probleme, sipas AFP-së, kanë bërë që gati 50 avionë të tillë në mbarë botën të mos ngrihen në fluturim. “Një krisje nuk e kompromenton menjëherë sigurinë e avionit, por ne nuk do ta përdornim kurrë një mjet fluturues nëse nuk do të ishim plotësisht të bindur në sigurinë e tij”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kompania ajrore. Çarjet janë diktuar në pjesën që bashkon trupin e avionit me krahun. Muajin e kaluar, autoritetet amerikane urdhëruan kontrollin e të gjithë 737 NG-ve që kanë kryer më shumë se 30,000 fluturime. Sipas Qantasit, këtë nivel fluturimesh nuk e ka arritur asnjë prej avionëve të saj 737 NG, e madje dhe ai të cilit iu gjet krisja, kishte më pak se 27,000 udhëtime te regjistruara. Incidenti ndodh pasi Boingu u detyrua të lërë në tokë më herët gjatë vitit modelin e tij më të ri, 737 Max, në mars, në vazhdën e dy aksidenteve fatale. Në tragjedinë e Indonezisë, tetorin e vitit të kaluar, dhe atë të Etiopisë marsin e këtij viti, humbën jetën gjithsej 346 persona.

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB