Dy objekte antike të trashëgimisë kulturore u sekuestruan, ndërsa u arrestuan tre persona gjatë operacionit policor “Antikat” në Durrës. Reliktet janë një amforë që, sipas arkeologëve duket se daton rreth shek.V-VI para erës sonë, si dhe një stelë varri antike e realizuar në gur gëlqeror, pjesë e një sarkofagu. Nga hetimet rezulton se objektet synonin të tregtoheshin te koleksionistë privatë në Durrës, ose përtej Adriatikut, dhe bleresit nuk jane gjetur. Policia ngriti akuzën e trafikimit të veprave të artit, në bashkëpunim ndaj 3 të arrestuarve.