Mbi muret e banesave në zonën muzeale të Korçës rëndom shihen tabelat “Shitet”. Trashëgimtarët e familjeve të vjetra korçare, të cilët jetojnë kryesisht në emigrim, vendosin që pas humbjes së prindërve t’i shesin këto shtëpi, e më pas ato të kthehen në bujtina apo të presin banorë të rinj.