Në qytetin e ndarë të kosovës, në Mitrovicë, lufta në ukrainë ka shtuar edhe një tjetër hendek mes serbëve dhe shqiptarëve dhe konflikti u ka kthyer atyre në mendje kujtimet e tyre të hidhura me luftën. Në veri të lumit Ibër, ku jetojnë 20 mijë serbë, një seri muralesh ruse janë shfaqur muajt e shkuar duke trumpetuar pushtimin rus të ukrainës. “Serbët janë më rusët, për lirinë dhe fitoren” shkruhet nën imazhin e një tanku dhe shkronjës Z, simbol i ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës. Për shumë serbë, rusia është prej kohësh aleate dhe mike...me të ata ndajnë besimin e tyre ortodoks, kanë një histori të ndërlidhur po ashtu që e konsiderojnë burim krenarie. Vec të tjerash, ndajnë bashkë edhe urrejtjen për NATO-n e cila bombardoi forcat serbe gjatë luftës në kosovë në vitet 90.