Një shtetas italian është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi se një sasi të konsiderueshme eurosh ndërsa po kalonte në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë kontrolleve të shtuara në pikat kufitare për goditjen e paligjshmërisë, në dalje të Shqipërisë, efektivët e policisë kufitare në Kakavijë ndaluan për një kontroll më të imtësishëm makinën tip “hunday” që drejtohej nga shtetasi italian me inicialet G.C.