Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet. Mes të ndaluarve është edhe një shtetas gjeorgjian, i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë një tabakino. Sipas policisë, në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar, i cili më 14 dhjetor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka ushtruar dhunë ndaj shitësit të një biznesi, me qëllim grabitjen e një shume parash. Njëri prej bashkëpunëtorëve është ndaluar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.