Një shqiptar mund të jetë i përfshirë në krimet makabre që kanë ndodhur në Itali në vitet 1990. Përgjimet flasin për një shqiptar, bashkëpunëtor i famëkeqit Toto Riina. Shqiptari dyshohet si i përshirë në ekzekutimin e Paolo Borselinos, gjë të cilën e konfirmoi për “Zona Zero” edhe Pietro Grasso, gjyqtari që çoi pas hekurave bosët e Cosa Nostra-s. Grasso tha se shqiptari nuk u arrit të identifikohej asnjëherë, por mendohet se ai ishte ekspert në lëndët plasëse.