Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut , Muhamed Zeqiri është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me një kontratë për shërbime konsulence. Gjykata Themelore e Shkupit ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për zyrtarin e lartë të qeverisë deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Sipas trupi gjykues, Zeqiri u vendos të mbahej në paraburgim, sepse sipas ekziston mundësia që ai mund të arratiset nga vendi për t’ju shmangur gjykimi. Prokuroria dyshon se sekretari i përgjithshëm i qeverisë maqedonase gjatë periudhës prill 2021 deri në janar të vitit 2022, ka lidhur kontratë me një kompani për shërbime konsulence me vlerë 941 mijë e 985 euro.