Emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah al-Ahmad al-Jabir al-Sabah i rezervoi Presidentit të Republikës Bamir Topi një pritje me protokoll shtetëror. Ai kishte dalë ta priste vetë në aeroport, në krye të dinjitarëve kryesorë të qeverisë dhe truproja e nderit luajti himnin kombëtar shqiptar.