Edëard P. Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins në Uashington dhe një njohës i mirë i problematikeve në rajonin e Ballkanit, është i bindur se mjafton vetëm një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar që Kosova të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë hedhur ende këtë hap. Joseph tha për REL se ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia. Sinjal i qartë për këtë, sipas ekspertit, ishte edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë televizionit Kanal 10 më 19 tetor, i cili tha se “njohja nga pesë shtetet në fjalë është më e rëndësishmja që Kosova mund të marrë nga cdo proces”.