Inteligjenca amerikane pohon se po vihet re një ndryshim i madh strategjie nga ana e Moskës, e cila sipas saj, ka filluar të tërheqë një pjesë të trupave nga zonat përreth Kievit. Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka vendosur të "zvogëlojë në mënyrë drastike ofensivën” ne kryeqytetin ukrainas dhe ne Chernihiv. Shtetet e Bashkuara, konfirmojnë se ka vërtet lëvizje në terren. Rusia sipas tyre, po fillon tërheqjen e disa forcave duke përfshirë këtu Grupet Taktike të Batalioneve Ruse.