Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka nisur takimin me zyrtarët demokratë, pas takimit që pati me kryeministrin Rama. E shoqëruar nga i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ambasadoren Yuri Kim, Donfried është ulur në tryezë me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.