Zyrtari i lartë kinez Li Hiu ka mbërritur në Kiev ku prityet të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, për të diskutuar për një zgjidhje politike të konfliktit me Rusinë. Ky do të jetë takimi i parë mes presidentit Zelensky dhe një zyrtari të lartë kinez, që prej nisjes së pushtimit rus mbi Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.