Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar këtë të martë në pikën kufitare Debeli Brijeg në Mal të Zi pasi në automjetin e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë. Sipas informacioneve që përcjellin mediat malazeze, Rreci është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte në terminalin e daljes.