Vala blu e përfolur nuk erdhi por sidoqoftë, në fund, Joe Biden ia doli mbanë. Pas katër vitesh, demokratët rikthehen në shtëpinë e bardhë, nën drejtimin e senatorit 78 vjecar. Por, është një tjetër figurë që nga konfirmimi i fitores po bën të flitet shumë për të: kjo është kamala Harris. Ajo do të jetë e para zëvendëspresidente grua në historinë e SHBA, për më tepër edhe me origjinë indo-xhamajkiane. 56 vjecarja, kaliforniane, me buzëqeshje gjithnjë në fytyrë, shfaqet e vendosur dhe sportive. Kur mori konfirmimin për disfatën republikane, Kamala po bënte vrap me bashkëshortin. E pikërisht ky i fundit e filmoi ndërsa thoshte një frazë që tashmë ka kaluar në histori: Ia dolëm, Xho.