Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Prej rreth 1 vit e gjysmë kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në paraburgim. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Pas daljes nga GJKKO që kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi, Monika u shpreh se gjyqtarja pranoi sot se në dosje nuk ka prova dhe se gjyqi është politik sipas saj. Kryemadhi paralajmëroi se do të publikojë dosjen.