Neptuni duket se është shfaqur në brigjet e Sussex-it lindor gjatë një stuhie. Imazhi i fytyrës së zotit romak të deteve është fiksuar nga fotografi i BBC Jeff Overs, në NeëHaven. Ai po fotografonte dallgët që përplaseshin egërsisht në gji gjatë një stuhie. Vetë Overs tregon se e shkrepi foton në orën nëntë të mëngjesit, në kohën e baticës dhe në kushtet e një ere të fortë që përplasej mbi breg me shpejtësi 80 km në orë. Vendi ku është bërë fotografia, është në fakt popullor mes fotografëve sepse deti atje, me dallgët e mëdha, krijon shpesh herë momente marramendëse. Dallgët përplasen egërsisht në breg dhe shpesh ofrojnë imazhe fytyrash të ndryshme”- thotë Overs. Është një foto e pastër dhe unë nuk kam bërë asnjë prekje të saj – siguron fotografi.